Nga bllokimi i aeroportit, tek universitetet, PD gati për protesta pas dënimit të Salianjit

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita paralajmëron mosbindje civile nga seancat plenare, deri tek bllokimi i akseve rrugore, aeroporteve e porteve, si dhe universiteteve pas dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Nga mbledhja e Kryesisë, Sali Berisha kërkoi nga të vetët përballje dhëmbë më dhëmbë me atë që e cilësoi narkoshtet i kryeministrit Rama.

“Qëndrimi ynë do jetë një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë. Qëndrimi ynë do jetë përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmb për dhëmb si objektivi më madhor absolut”.

Ai akuzoi Edi Ramën se me vendimin ndaj Salianjit, i ka shpallur luftë opozitës.

“Deputeti Ervin Salianji, me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar, Geron Xhafa prestanome i Fatmir dhe Edi Ramës, u dënua me një vit burg për guximin që ai tregoi duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale, e cila kishte pasoja trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje të njërit prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Me këtë akt, të dashur qytetarë, Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve.”

Berisha i konsideroi kërcënime edhe deklaratat e kryeministrit ndaj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, lidhur me çështjen Xibraka.

“Ju e keni parë ultimatumet dhe paralajmërimet që i bën kryetarit të grupit parlamentar dhe nënkryetarit të PD, Gazment Bardhi. Sot u dënua Salianji, por ai me Salianjin ai mbaroi punë. Sot iu përvesh kryetarit të grupit parlamentar, sepse guxoi të rikthejë në skenë Olsin trafikant”.

Mësohet se Kryesia në fund vendosi që protesta e parë të mbahet më 6 Tetor.

Zjarr Tv Ad