Opozita zhvendos aksionin në Strasburg, do të zhvillojnë protestë para Parlamentit Europian

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e PD kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë.

Mësohet se deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg. Ashtu siç ka deklaruar disa herë nëkryetari i PD Agron Gjekmarkaj dhe ekspinentë të tjerë shkaku kryesorë i kësaj proteste do të jetë “arresti dhe procesi gjyqësorë politik” ndaj liderit të tyre Sali Berisha.

“Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian.

Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë të PD. Është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Me anë të kësaj proteste deputetët shqiptarë të PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për perjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe t’u tregojnë atyre për burgosjet politike të funksionarëve të PD-se.

Zjarr Tv Ad