“Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”, “Lironi Salianjin”, deputetët e PD-së nisin protestën para PE në Strasburg

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e PD-së nisin protestën para Parlamentit Europian në Strasburg. Këto janë pamje nga grumbullimi i deputetëve demokratë para institucionit, teksa janë afruar edhe mbështetës. Disa prej tyre mbajnë pankarta në duar.

Deputetja Dhurata Cupi mban një pankartë në anglisht ku thuhet “Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”.

Deputetja tjetër e PD-së Elda Hoti mbante një pankartë “Lironi deputetin Salianji”!

Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët z. Lukas MANDL dhe z. Davor Ivo STIER, përfaqësuesë të grupit parlamentar të EPP në Parlamentin Europian.

Ndërsa deputetët e tjerë kanë shpalosur pankarta para Parlamentit Europian dhe do të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial.

30 deputetë ndodhen në Strasburg për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare. Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve të deputetëve të PD-së me europarlamentarët.

Lista e deputeteve te PD qe jane ne PE:

1. Flamur Noka
2. Edi Paloka
3. Edmond Spaho
4. Albana Vokshi
5. Kreshnik Çollaku
6. Asllan Dogjani
7. Isuf Çela
8. Elda Hoti
9. Lindita Metaliaj
10. Tritan Shehu
11. Sorina Koti
12. Kastriot Piroli
13. Tomor Alizoti
14. Dhurata Çupi
15. Qani Xhafa

16. Agron Gjekmarkaj
17. Xhelal Mziu
18. Dashnor Sula
19. Saimir Korreshi
20. Ilda Dhori
21. Ludovik Hasanaj
22. Kasem Mahmutaj
23. Petrit Doda

24. Gazment Bardhi
25. Jorida Tabaku
26. Zheni Gjergji
27. Lefter Gështenja
28. Ramadan Likaj
29. Flamur Hoxha
30. Bledion Nallbati

Zjarr Tv Ad