Anija me mbetje të dyshuara toksike mbërrin në Durrës

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anija e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme mbërriti në portin e Durrësit sot rreth orës 07:30.

Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.

Pas 3 muajve lundrim në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, mbërritën ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit me një vendim që mban datën e djeshme, 27 tetor 2024 iu dërgon një urdhër ekzekutimi: Autoritetit Portual Durrës; Kapitenierisë Detaje; Degës së Doganës Durrës; Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës; Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorisë së Hetimit Doganor dhe për dijeni Drejtorisë së Përgjithshme Detare Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë për sekuestrimin e kontejnerëve në lidhje me procedimin penal.

“Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr.1596/2024. Të gjithë subjektet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve.
Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre.
Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”.

Zjarr Tv Ad