Fier/ Skandali me lyerjen e fasadave, Bashkia ende pa një reagim zyrtar

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanë kaluar gati 1 javë pas publikimit të rastit të godinës së ish-AVN TV, e cila nuk është lyer si të gjitha godinat përreth saj nga bashkia e Fierit. Edhe pse janë dërguar dy kërkesa për informacion pranë kësaj baashkie, ende nuk ka ardhur një reagim zyrtar nga institucioni.

Kujtojmë se disa ditë më parë një qytetar i është drejtuar ‘Zjarr Televizionit’ për të denoncuar lyerjen e pallateve në qytetin e Fierit. Ai ka shprehur shqetësimin se godina e ish-AVN TV në qytetin e Fierit është neglizhuar nga kjo bashki, duke mos u kryer lyerja e këtij subjekti.

Gjithashtu mësohet se punonjësja e tatim-taksave pranë Bashkisë Fier, Valbona Prenga ka kërcënuar pronarin e godinës me mbylljen e biznesit, pasi sipas saj, ky person rezulton debitor për një subjekt i cili rezulton i mbyllur që në vitin 2014.

Lidhur me këto pretendime, Bashkia nuk disponon asnjë dokument, madje nuk pranon të jetë shprehur në mënyrë kërcënuese ndaj qytetarit në fjalë.

Zjarr Tv Ad