Historia e dhimbshme e italianit! Hoqi 20 dhëmbë në klinikën në Tiranë, 37-vjeçari përfundon në koma prej 8 muajsh

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetari italian, Simone Del Vecchio ndodhet në spital prej 8 muajsh, pasi hoqi 20 dhëmbë njëherësh në një klinikë në Tiranë.

Historinë e 37-vjeçarit nga Pulia e ka treguar për Corriere della Sera vëllai i tij binjak, Marco.

Gjithçka nisi 13 marsin e kaluar, kur Simone i tërhequr nga një reklamë që premtonte rezultate të shkëlqyera me çmime konkurruese, vendosi të shkonte në Tiranë për të vendosur proteza dentare.

Megjithatë, pak pas operacionit, Simone Del Vecchio u ndje i sëmurë dhe pësoi katër arreste kardiake.

Ai fillimisht u shtrua në terapi intensive në Tiranë dhe më pas u zhvendos në Itali.

37-vjeçari aktualisht ndodhet ende i shtruar në një klinikë në San Giovanni Rotondo dhe ditët e fundit do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të ri për një stenozë trakeale.

Familja e Simone Del Vecchio-s ka nisur veprimet ligjore, “por kemi shumë probleme që lidhen me faktin se është një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe vështirësitë në gjetjen e dokumenteve të ndërhyrjes”, shpjegon vëllai i tij Marku.

Atë ditë në klinikën e Tiranës ndodhej edhe nëna, e cila kishte bërë të njëjtin operacion dy vite më parë, pa probleme.

“Ka kaluar tetë ditë në terapi intensive në Tiranë dhe më 21 mars e çuam me ambulancë në Poliklinikën e Barit në reanimacion”, shpjegon vëllai i tij.

Pas daljes nga koma, në qershor ndodhi një ndërlikim i ri.

“Ai u transferua në departamentin e sëmundjeve infektive për shkak të një infeksioni bakterial ngjitës, Candida auris, i cili e vonoi edhe më shumë shërimin e tij, sepse ai nuk ishte në gjendje të bënte rehabilitim”.

Dhe tani, pasi u zhvendos në San Giovanni Rotondo, ai është në pritje të një operacioni të ri për të zvogëluar rrezikun e mbytjes për shkak të stenozës së trakesë (ndoshta për shkak të periudhës së gjatë të intubimit) që nuk e lejon atë të pijë, të hajë dhe të marrë frymë mirë.

Zjarr Tv Ad