Po Veliaj?! PS ndryshime të drejtuesve në qarqe, Blendi Gonxhja kalon nga Dibra në Tiranë

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste mund të ndryshojë sërish drejtuesit e fushatës nëpër qarqe me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të rradhës.

Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nuk do të jetë me drejtues politik për qarkun e Dibrës, por do të zhvendoset ne kryeqytet, konkretisht në zonën e Kombinatit, ku ka shërbyer edhe më parë. Gonxhja publikoi foto në rrjete sociale nga një aktivitet partiak në njësinë Nr.6 të Tiranës siç njihet ndryshe si zona e Kombinatit, ku bëri me dije për angazhimin e ri politik.

“Me kolegen Ogerta Manastirliu për angazhimin e ri politik në Tiranë, ku rrisim forcat për qarkun lokomotivë dhe fuqizojmë organizimin në çdo njësi! Kombinati në veçanti, njësia 6, ku do të optimizojmë e zgjerojmë ekipin, me frymën e gjithëpërfshirjes që Partia Socialiste e jetëzon si asnjë forcë tjetër politike, mes shokësh të çmuar të disa fushatave fitimtare që na lidh misioni i përbashkët për tu qenë pranë qytetarëve dhe komunitetit, nga role e detyra të ndryshme që burojnë nga votëbesimi elektoral e demokratik”, e mbyll postimin e tij Blendi Gonxhja.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Blendi Gonxhen në Qarkun e Dibrës dhe pse është marrë ky vendim për ta zhvendosur atë në Tiranë, apo si lidhet ‘fati’ i Erion Veliajt me kete levizje te ministrit drejt Kombinatit, si dhe procesit te hetimit qe kryebashkiaku ka ne SPAK.

Bashkë me Blendi Gonxhen, numri i drejtuesve politik të PS-së në Tiranë shkon në 4 bashkë me Ogerta Manastirliun, Erion Veliajn e Elisa Spiropalin, ku kjo e fundit është caktuar për të mbuluar bashkitë e vogla si Rrogozhina, Vora dhe Kavaja.

Kujtojmë se veç zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen pranverën e ardhshme, pas dy vitesh do të mbahen dhe ato lokale, ku Erion Veliaj nuk ka më të drejtë kandidimi dhe dy emrat më të përfolur në PS për ta zëvendësuar janë Ogerta Manastirliu dhe Blendi Gonxhe. Ndoshta, Rama e ka marrë vendimin e mësipërm dhe për t’i patur të dy këta emra si drejtues në Tiranë.

Zjarr Tv Ad