Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjuha shqipe nuk i ka shpëtuar ndikimit të globalizmit dhe shumë terma të huaj janë bërë pjesë e fjalorit tonë të përditshëm e madje përdoren më zakonshëm se fjalët e gjuhës amtare.
Një problem i tillë ka shkuar deri aty sa edhe shtëpitë funerale të kenë emra të huaj.
“Janë këto strukturat që organizojnë ditën e zisë. Kam një afër shtëpisë ku është e shkruar “Funeral Home”, domethënë do vinë nga Amerika, nga Izraeli, nga nuk e di ku të them, nga Japonia, do vinë të varrosen këtu. Realisht për kë? A i drejtoheni publikut shqiptar? Kjo është çmenduri e plotë”.
Kështu ka deklaruar sot profesor Edmond Tupja, i cili ka folur në ditën e Alfabetit për rëndësinë e ruajtjes së gjuhs shqipe.