“Do ta paguajë 10-fish atë që të bëri ty”- Si ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu u kërkoi bandave të hakmerren për gazetarin Saimir Kodra! Zbardhen bisedat në SkyECC

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtarja Pajtime Fetahu e arrestuar nga operacioni më i fundit i SPAK ku u prangosën 21 persona rezulton se i ka kërkuar grupit kriminal në Elbasan që bashkëpunonte, goditjen e gazetarit investigativ të emisionit Stop në Tv Klan, Saimir Kodra.

Një fakt i tillë u bë prezent në emisionin “Opinion” nga gazetari Blendi Fevziu ku nga përgjimet e SPAK, rezulton se gjyqtarja Fetahu është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra. Ky i fundit ka denoncuar shpesh në emisionin investigativ që transmetohet në Tv Klan çështjet korruptive të saj.

“I bën me dije gjyqtarja Pajtime Fetahu se ka dashur ta dëmtojë Saimir Kodrën, drejtues i emisionit investigativ “Stop”. Por në pamundësi për ta gjetur atëherë miqtë e tij, filani dhe filani, të cilët dyshohet se janë filani dhe filani, kanë djegur banesën e prindërve të tij (Saimir Kodrës). Nga biseda dyshohet se gjyqtarja Pajtime Fetah ka një shqetësim në lidhje me drejtuesin e emisionit “Stop” për të cilin personi me të cilin kjo flet thotë se do të hakmerret ndaj tij dhe shprehet se për atë që i ka bërë asaj do ta paguajë 10-fish. Biseda e përftuar është siç vijon thotë dhe është me fjalë të tmerrshme për Saimir Kodrën”.

Ndërsa zbardhet edhe pjesë e këtij bashkëbisedimi.

“Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”.

Vetë Kodra, në ndërhyrjen e tij bëri të ditur se ka denoncuar rastet korruptive në emisionin investigativ Stop dhe se përplasja ka qenë vetëm institucionale.

Saimir Kodra: Asgjë më tepër se sa kam denoncuar veprimet korruptive të saj në gjykatën e Elbasanit. E kam pasur gjithçka institucionale dhe asgjë më tepër. Madje kam pasur më shumë denoncime për t’u parë personalisht me të dhe me familjen e saj, por nuk kam pranuar pasi qasja ime gazetareske ishte vetëm ajo institucionale. Por ja që jetojmë dhe në këtë vend që ka dhe kështu gjyqtarësh.

Blendi Fevziu: Po ua kanë djegur vërtet shtëpinë e prindërve?

Saimir Kodra: Jo! Nuk është e vërtetë fare kjo gjë madje nuk flija fare tek “Plaza”.

Kodra thekson se për vendimet e kësaj gjyqtareje janë bërë disa emisione në Stop, si dhe ka pasur disa denoncime për vendimet e saj problematike në Gjykatën e Elbasanit.

Tv Klan

Zjarr Tv Ad