28 Nëntor, Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. 112 vjet më parë, më 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë, në Vlorë me një Deklaratë ku tregohej se Shqipëria shpallte mëvetësinë nga Perandoria Osmane.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës Shqiptare Sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrative.

Me Aktin e 28 Nëntorit të vitit 1912 afirmohet e drejta e pamohueshme e kombit shqiptar për të qënë një dhe i bashkuar në trojet e tij natyralë, e drejtë që mbrohet sot e kësaj dite nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Atmosfera në Tiranë është festive që në mëngjes herët qendra është zbukuruar me dekore në ngjyrat kuq e zi, si dhe të gjitha rrugët kryesore me flamuj shqiptarë, me shqiponjën dykrenare. Pritet që gjatë ditës të ketë koncerte, atmosferë që do të vazhdojë edhe gjatë darkës. Festë Shqipëria do të ketë edhe nesër.

Zjarr Tv Ad