Kjo që shihni në pamje është rruga në fshatin e Dukasit në bashkinë e Mallakastrës.
Siç duket, rruga është në gjendje të mjeruar dhe sipas banorëve të zonës, rregullimi i vetëm në të është mbulimi i gropave me serë të zezë.
Dy vite më parë, gazetarja e ‘Zjarr Televizion’, Greta Hoxha ka pyetur kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajn, në lidhje me rregullimin e kësaj rruge, por sipas krybashkiakut, bashkia nuk kishte fonde për këtë investim.
Banorët theksojnë gjithashtu se bashkia Mallakastër ka ndërtuar një rrugë tjetër krahas kësaj rruge, në të cilën kanë akses shumë pak qytetarë.
Kujtojmë se për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, rruga përdoret edhe nga banorët e qytetit të Ballshit, sepse në të ndodhet një çezmë me uji të pijshëm.