Aktivistja shqiptaro-amerikane që dikur shfaqej krah Sali Berishës, ka bërë një tjetër shkrim kundër ish-kryeministrit.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Kokalari ka ritheksuar për të disatën herë tanimë se Sali Berisha nuk gëzon mbështetjen e Donald Trump dhe të mos mbajë shpresat te presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ashtu si dhe aktivistja e thekson lideri i demokratëve nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtët dhe konservatorët e vërtetë.
“Sali Berisha, Partia Republikane e Presidentit Trump nuk ka firmosur asgje per rezolutat tuaja. Ju lutem, mos e zini me ne goje Donald Trump sepse jeni larg shume prej tij, dhe partise se tij.
Ndryshe, me dergoni cfare ka ‘firmosur’ partia republikane per juve. Boll dergoni degjenerata neper konferencat ketu tek ne dhe pretendoni se po bashkepunoni me Republikanet.
Personat qe nis ti ne delegacion jane njerez te korruptuar qe kane vjedhur votat e vete demokrateve. Ne Washington DC erdhen per konferencen e IDUs, qe marrin pjese shume parti te djathta. Ardhja e tyre ne DC nuk do te thote qe DC eshte tashme me ju.
Nuk po i futem me debatit qe ju s’keni asgje te perbashket me te djathtet dhe konservatoret e vertet. Lereni me kaq dhe boll u munduat ta beni partine e Donald Trump si mbeshtetes tuajin sepse nuk eshte.
Donald Trump eshte legjende. Ju, JO!”, shkruan Kokalari.