Sipërmarrësi dhe modeli i famshëm, shqiptar Elton Ilirjani ka takuar këngëtaren Parashqevi Simakun.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë modeli përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se Simaku së shpejti do të këndojë sërish për publikun shqiptar.
“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pijmë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar!”,-shkruan modeli shqiptar.
Kanë qenë të shumta reagimet dhe kërkimet për yllin e muzikës shqiptare të viteve ‘80, pasi së fundmi u shfaq në një video ku dukej duke marrë ndihmë për të pastrehët në SHBA.
Pas kësaj video disa nga figurat shqiptare dhe kosovare që jetojnë brenda e jashtë vendit, i kanë ardhur në ndihmë Simakut, e cila u raportua se pas divorcit me bashkëshortin dhe marrjes së kujdestarisë së djalit të tyre ka përfunduar në këtë gjendje