Gjekmarkaj reagon pas daljes nga spitali: Policia desh më ngriti në ajër, dy-tre prej tyre më shihnin me egërsi

0
210
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka reaguar në rrjetet sociale për protestën e opozitës, ku në fund të saj ai përfundoi në spital.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj thotë se u dhunua nga policia ai dhe shoqëruesi i tij, e për pasojë humbi dhe ndjenjat.

Gjekmarkaj shkruan se nuk e ka kërkuar asnjëherë viktimizimin, por është ndjerë i fyer nga deklarata zyrtare e policisë, të cilën e quan dezinformuese.

Reagimi:

Nuk do të kisha reaguar përsa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaratën e vet publike e dizinformuese!

Nuk e pelqej as e kerkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kerkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjeherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogel bashkë me shoqeruesin tim, punonjes i gardes, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonese u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh!

Ju thashe mos me prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nen Kryetari i Kuvendit të Republikes, deputet, pedagog Universiteti me butesi gati me humor , nuk shquhem per force fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes! Me shtynë brutalisht , me shume forcë, thyen e edhe pasqyren e vetures duke me ngritur gati në ajer mua!

Me terhoqi shoqeruesi me shumë mundim dhe një djale nga Lezha permes policeve teksa ndieja frymarrjen qe po me ngadalesohej! Sapo dola nga turma e policeve duke me terhequr te tjeret humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasoje e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtepi por në spital!

Me ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946, u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!

Perfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë , protestuesit , demokratet e qytetaret e Lezhes, drejtuesit dhe deputetet e PD , mjeket e spitalit ushtarak dhe ata të QSUT për ekzaminimet dhe sherbimin, falenderoj qendra miq e të njohur nga vendi e Bota per atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ënde në pamundesi për tu kthyer pergjigje individualisht!

Shpreh keqardhje të thellë për të gjithë të lënduarit e të ndaluarit të cilet perpiqen per një Shqiperi më të mirë që nuk e morën vëmendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!

Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve ! Qofshin ato të bardha per ju dhe të gjithë shqiptaret! Të tjerat do të jenë më të mira!

Agron Gjekmarkaj

Nën Kryetar i Kuvendit të Republikës

Nën Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë!

Zjarr Tv Ad