Vetëm pak muaj më parë, ‘Zjarr Televizion’ solli problematikën e banorëve të fshatit Dukas në Mallakastër, të cilët u ankuan për rrugën kryesore të kësaj qendre, e cila është me gropa dhe baltë.
Në një komunikim që stafi ynë pati me kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, krybashkiaku bëri me dije se bashkia nuk kishte fonde dhe i mungonte rëra cilësore për investim në këtë rrugë.
Por në kohë fushate, çudia ndodh.
Javën e shkuar, kryetari i bashkisë, Qerim Ismailaj fton në mbledhje disa nga banorët e fshatit Dukas dhe u premton investim në rrugën me gropa dhe rregullimin e saj të menjëhershëm.
Pyetja që na lind në këtë situatë është:
Kë është duke gënjyer kryebashkiaku Qerim Ismailaj? Median apo Qytetarin?
Më posht janë pamjet e rrugës në fshatin e Dukasit në bashkinë e Mallakastrës.
Sipas banorëve të zonës, rregullimi i vetëm në të është mbulimi i gropave me serë të zezë.