9 SUPER NDESHJE CHAMPIONS, 9 KANALE SPORTIVE, 1 MBRËMJE E VETME!

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

29 JANAR, 21:00, TAKOHEMI TË GJITHË NË TRING!
9 SUPER NDESHJE CHAMPIONS, 9 KANALE SPORTIVE, 1 MBRËMJE E VETME!

Mbrëmja e së mërkurës, më datë 29 JANAR, do të sjellë eksperiencën më të
jashtëzakonshme sportive. Liga e Kampionëve, kompeticioni më prestigjioz
botëror i futbollit të klubeve, shkruan historinë. Si kurrë më parë, të gjitha
ndeshjet e raundit që ul siparin e fazës spektakolare të ligës do të luhen në të
njëjtën ditë dhe të njëjtin orar, për kënaqësinë e qindra milionë tifozëve që do t’i
ndjekin nga e gjithë bota.

TRING, për herë të parë në Shqipëri, do ta përcjellë këtë maratonë ekskluzive për
të gjithë shqiptarët, duke transmetuar, TË MËRKURËN, në orën 21:00, 9 super
ndeshje, në 9 kanale Tring Sport, në 1 natë të vetme. Jo rastësisht, Tring është
platforma më e madhe sportive në vend.

Pas plot 7 raundesh fantastikë, që na dhuruan emocione të pafundme, mbërritëm
në ditën e së vërtetës. Tashmë tabloja është qartësuar, por fjala e fundit nuk
është thënë ende. Nga tempujt e futbollit evropian, do të luhet deri në frymën e
fundit. E gjithë bota e futbollit do të jetë me frymën pezull dhe sytë nga shfaqja
më e bukur në botë.

Nëse skuadra si Liverpool, Barcelona, Arsenal apo Inter e kanë siguruar tanimë
matematikisht kualifikimin, e të tjera si Young Boys, Salsburg, Girona janë jashtë
Evropës, të tjera super ekipe kontinentale si Real Madrid, Juventus, Bayern i
Mynihut, Manchester City e disa të tjera, luajnë shansin e fundit për të përcaktuar
fatin e tyre, në një format mbresëlënës që i rreshtoi të gjithë si të barabartë dhe i
sfidoi deri në skaj, duke na përcjellë për muaj me radhë një magji sportive të
pakrahasueshme.

Të gjitha këto ndeshje vendimtare, do të keni mundësinë t’i ndiqni në TRING
SPORT, për një maratonë të paprecedentë, në mënyrë që të gjithë tifozët të kenë
mundësi të ndjekin ekipin e zemrës, apo ndeshjen më elektrizuese, për një natë
sportive që do të mbahet mend shumë gjatë.

CHAMPIONS LEAGUE DHE TRING DHUROJNË SPEKTAKËL!

Ndaj, të mërkurën, më 29 janar, në orën 21:00, takohemi të gjithë në Tring
Sport, në shtëpinë e kampionëve!

Zjarr Tv Ad