Veliaj lë qelinë dhe dëshmon në SPAK, i komunikohet një akuzë e re

0
829
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Veliaj ka lënë përkohësisht ditën e sotme qelinë e paraburgimit në burgun e Durrësit dhe i shoqëruar nga forcat e Policisë ka dëshmuar në SPAK në lidhje me hetimet ndaj tij.

Burime për mediat bëjnë me dije se Veliaj është marrë në pyetje në prani të avokatëve të tij Ermir Beta dhe Artur Selmani dhe dëshmia ka zgjatur për rreth 1 orë e 30 minuta. Pas dëshmisë, ai është rikthyer sërish në qeli, teksa nuk kanë dhënë komunikime për mediat, as kryebashkiaku dhe as avokatët.

Burime për mediat bëjnë me dije se në paraqitjen e sotme në SPAK, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme i kanë komunikuar shtimin e një akuze të re, atë për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.

Një ditë më parë në SPAK dëshmoi edhe biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule, i cili ndodhet nën masën “Arrest në shtëpi”, ndërsa para dy ditësh një nga njerëzit më të afërt të Veliajt, Alban Dokushi, i cili është Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës.

Erion veliaj u arrestua mesditën e 10 Shkurtit në Bashkinë e Tiranës, teksa pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad