Situata në rajonin e Ghoutës Lindore në Siri, i cili mbahet nga rebelët, është “përtej imagjinatës” thotë OKB. Koordinatori i shtetit Panos Moumtzis tha për BBC se bombardimet pranë kryeqytetit Damask kanë vrarë të paktën 250 vetë. Ushtria siriane thotë se po përpiqet të çlirojë zonën nga terroristët. Luftëtarët pro-qeveritarë sirianë kanë shkuar në enklavën e Afrinit në veri të mbajtur nga kurdët ku trupat turke po përpiqen t’i shtyjnë kurdët. Turqia gjuajti predhat pranë kolonave të përparimit, të cilat siç thotë, i detyruan sirianët të tërhiqen. Çfarë po ndodh në Ghoutën Lindore? Forcat pro-qeveritare të mbështetura nga Rusia – intensifikuan përpjekjet e tyre për të rimarrë bastionin e fundit të madh të rebelëve gjatë mbrëmjes së të dielës. Një banor i zonës, Firas Abdullah, i tha BBC se nuk kishte ku të fshiheshin: “Ne mund të dëgjojmë britmat dhe të qarat e grave dhe fëmijëve nëpër dritaret e shtëpive të tyre. “Ndërkohë raketat dhe plumbat bien mbi ne si shiu. Nuk kemi ku të fshihemi nga ky makth, i cili ende nuk ka mbaruar”.
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...