Bushati përgenjështron Metën

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se Presidenti Meta ka qenë në dijeni të negociatave me Greqinë që kur ai ishte në krye të Kuvendit. Bushati: Pas takimit të kryeministrit Rama dhe Tsipras në samitin e NATO-s u ra dakord që krahas mekanizmit diplomatik dy ministrat e jashtëm sëbashku me ekipe nga institucione të ndryshme të shteteve në fjalë të uleshin dhe të diskutonin në një mënyrë edhe më intenisve sic ishin takimet e Kretës dhe Korcës. Frytet e këtyre diskutimeve ne kemi mundësi sot për sot ti prekim, ne kemi mundësi sot për sot ti demonstrojmë dhe kemi mundësi që krahas kësaj pakete dhe lajme pozitive do të ketë edhe në ditët në vijim, të kishim mundësi që të fillonim nga puna për një marrëveshje të re për delimitimin e zonave detare. Sikundër Presidenti i republikës ka qenë kryetari i Kuvendit dhe është zgjedhur me votat e mazhotrancës së kaluar dhe ka qenë në dijeni të këtyre zhvillimeve që janë bërë me palën greke dhe shpresoj që në të njëjtën kohë kanë qenë edhe pjesë e vizionit të qeverisë, të reflektuar në programin 2013-2017 dhe në vijm të programit që kjo qeveri ka prezantuar për politikën e jashtme.

Zjarr Tv Ad