Kryetari i Partisë Demokratike, i qendrës së majtë në Itali, ka dhënë dorëheqjen gjatë një konference për shtyp që ishte parashikuar në orën 17, u shty për në 18 dhe sërish nisi me disa minuta vonesë. Renzi ka marrë përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve në Itali, por këtë ia ka faturuar fushatës me shumë gënjeshtra që është zhvilluar në Itali. Për më tepër, ai thotë se Italia gaboi që i mbajti zgjedhjet në këtë periudhë, në një kohë që duhej të votonin në vitin 2017, në vazhdën e zgjedhjeve në Holandë e Francë. “Kemi bërë disa gabime, ku më kryesori është se nuk kuptuam në kohë që ishte gabim fakti që nuk votuam në dy nga periudhat e mundshme të vitit 2017, kur do të mund të impononim një fushatë me axhendë europiane”, thotë ish-kryeministri italian. Gabimi tjetër, sipas tij, është se vendi u gjend përballë një fushate elektorale “shumë teknike, ku nuk mundëm të tregonim shpirtin e gjërave që kemi bërë dhe që duhet të bënim”. “Sot situata politike në Itali është kjo që shohim: ai që ka fituar zgjedhjet politike nuk ka numrat për të qeverisur dhe kushdo që është i ndershëm në aspektin intelektual duhet të pranojë se ky problem lind nga referendumi kushtetues”, shpjegon kreu i dorëhequr i PD-së. Paradoksalisht, sipas tij, është folur shumë për personalizim të atij referendumi, por jo për faktin që sot, ata që kontestonin reformën kushtetuese “janë viktimat e parë të zgjedhjes së tyre për të kontestuar”, tha Renzi. Renzi ka përmendur gjithashtu se ka pasur prova të qarta për një rritje të ekstremizmit në Itali. Për këtë ka thënë se qeveria e majtë e drejtuar prej tij ka ndaluar një sulm të mundshëm terrorist në vitin 2014, por sërish nuk ia doli që të ndalë ardhjen e “ekstremistëve” në pushtet. Renzi ka premtuar se nuk do të hyjë në diskutime për koalicion, por do të mbetet në opozitë, ndërsa ai vet si senator.
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...