Deti 7-8 ballë, pezullohet lundrimi në Vlorë e Durrës

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti i keq ka pezulluar përsëri lundrimin në Jon dhe në Adriatik. Urdhri u dha nga Kapiteneria e Porteve deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Në det të hapur dallgët kanë arritur deri në tetë ballë, ndërsa në gji shtatë ballë. Kjo është dhe arsyeja që solli pezullimin e nisjes së tragetit të pasagjerëve nga Vlora në Brindizi. Ai është vendosur në radë. Autoritetet raportojnë se trageti do të njoftohet nga Kapiteneria për situatën e motit orëve në vazhdim. E njëjta situatë edhe në Durrës. Anijet e peshkimit dhe ato të transportit të mallrave kanë pezulluar lundrimin. Puna është ndërprerë edhe në kalatat e përpunimit të mallrave. Kjo situatë është përsëritur disa herë dy muajt e këtij viti, duke sjellë dhe jo pak dëme financiare për bizneset, por edhe për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë.

Zjarr Tv Ad