Prokuroria ka rindërtuar skenën e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla, sipas të cilës kanë qenë 3 persona të cilët kanë marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit.
Siapas “Balkanweb”, fillimisht Ardjan Serezi dhe Denis Demiri janë ulur në një kafe pranë sheshit Willson, ndërsa personi i tretë, është ulur në një kafe tjetër, pak metra më larg.
Në momentin kur në zonë është afruar biznesmeni Memli Begalla, të 3 personat kanë filluar të lëvizin. Ardjan Serezi dhe Denis Demiri u larguan në Drejtim të Policisë Tiranë, ndërsa personi i 3 i shpallur në kërkim, ka qëndruar në vendin ku ishte për kafe Memli Begalla.
Sapo Memli Begalla është çuar nga kafja, dyshohet se bashkëpunëtori i tretë ka lajmëruar Serezin dhe Demirin për lëvizjen e tij dhe të dy vrasësit ishin duke e pritur tek ky tunel, Begallën dhe e kanë qëlluar menjëherë sapo biznesmeni është futur tek sheshi poshtë pallatit të tij dhe aty e kanë qëlluar me 1 plumb në kokë.
Më pas u larguan me BMË që kishin parkuar pranë tunelit ku kryen vrasjen, makinë të cilën hetuesit e kanë gjetur në zonën e Picallës pranë Saukut të lyer me benzinë.
Hetuesit kanë gjetur edhe 13 profile gjenetike, të cilat do i nënshtrohen ekspertimeve biologjike. Në pranga deri më tani janë Ardjan Serezi dhe Denis Demiri, ndërkohë që bashkëpunëtori i tretë, identiteti i të cilit mbahet i fshehtë, është shpallur në kërkim. Ndërkohë Demiri dhe Serezi kanë mohuar vrasjen, por hetuesit thonë se kanë prova të mjaftueshme që i lidh ata me ekzekutimin e Memli Begallës.
Dyshohet se biznesmenin është vrarë për 1 ton drogë të kapur në Tepelenë në vitin 2014, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes me pagesë, për shkak të borxheve që Memli Begalla u kishte disa personave