Situata e përmbytjeve në Shkodër vazhdon që të jetë problematike. Rreth 2400 ha tokë janë të përmbytyra dhe banorët kanë probleme me furnizimin me bazë ushqimore për bagëtitë si edhe furnizimi me ujë të pijshëm. Gjendja është më problematike në njësinë administrative të Anës së Malit dhe atë të Dajçit. Në fshatin Obot edhe pse ka rënie të nivelit të ujit dhe makinat e ushtrisë janë kthyer, banorët vazhdojnë që të mbeten të bllokuar. Përveç shtëpive të rrethuara nga uji ka mungesë të furnizmit me ushqime për bagëtitë kryesisht por edhe me ujë të pijshëm. Ndonëse vijojnë të shpërndahen pako nga ana e pushtetit vendos sërish janë të pamjaftueshme për nevojat që kanë. Gjithashtu në zonën e Dajçit janë rreth 30 shtëpi të rrethuara nga uji që ka vështirësi për të komunikuar si edhe për sigurimit e ushqimeve për bagëtitë.