Pas tensioneve brenda salles deputete te opozites kane vazhduar protesten e tyre dhe jashte dyerve te kuvendit ku kane tentuar qe te bllokojne daljen e Kryeministrit Edi Rama nga parlamenti.
Opozita tentoi të bllokonte kryeministrin Rama të largohej nga Kuvendi. Deputetët u bënë gati për një barrikadë njerëzore, në pjesën ku kalon makina e kryeministrit apo kryetarit të Kuvendit. Duke folur në ambientet e jashtme të Kuvendit në përfundim të seancësn demokrati Sali Berisha tha se Edi Rama shkoi atje ku e meriton , nga dera e pasme.
Edhe drejtuesja e LSI-së Kryemadhi, tha se Rama i frikësohet përballjes me opozitën dhe popullin.
Per kreun e grupit parlamentar socialist taulant balla eshte nje akt i turpshëm, aktivizimi I deputeteve femra në protestën e opozitës brenda sallës së parlamentit.