LLalla në dorë të Ina Ramës, gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeprokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, do të jetë një nga pesë gjyqtarët që do të shqyrtojë në Kolegjin e Posacëm të Apelimit vendimin për ndërprejen e vettingut për ish pasardhësin e saj Adriatik Llalla.  Një javë pasi ka hedhur shortin kolegji ka vendosur këtë të premte të beje publike edhe pesë anëtarët e trupës gjyqësore. Relator i çështjes do të jete gjyqtari Luan Daci ndërsa kolegji do të drejtohet nga gjyqtari Sokol Çomo. Ina Rama Albana Shtylla dhe  Ardian Hajdari do te jenë anëtarë të trupës. Pak muaj më parë KPK vendosi ndërprerjen e vetingut për ish kryprokurorin pas kërkesës së tij për tu larguar nga sistemi. Por ky vendim i marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili nuk ka qënë dakort me vendimin e marrë. Ndërkohë pritet që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të caktojë datën  kur do të nisë shqyrtimi i çështjes ku komisioneri publik të paraqesë edhe pretendimet e tij se përse nuk është dakort me ndërprerjen e vettingut për ish kryeprokurorin.  Por Adriatik Llalla  ka edhe një tjetër  procedim të hapur. Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për disa akuza si “fshehje pasurie” si dhe “mosdeklarim të shumave të parave në pikat e kalimit kufitar” për ish kryprokurorin.

Zjarr Tv Ad