Kryeministrja britanike Theresa May në një konferencë shtypi mbi sulmet ajrore perëndimore në Siri tha asnjë grup tjetër përveç qeverisë siriane nuk mund ta ketë kryer sulmin e dyshuar kimik në Douma javën e kaluar.
<iframe width=”640″ height=”480″ id=”am__1130079″ frameborder=”0″ allowfullscreen scrolling=”no” src=”https://e.abingmedia.com/v/29/1130079.html”></iframe><script async src=”https://e.abingmedia.com/am__loadplayer_v2.js”>{“videoid”: “1130079”, “sid”:”29″}</script>
Kryeministrja britanike Theresa May në një konferencë shtypi mbi sulmet ajrore perëndimore në Siri tha asnjë grup tjetër përveç qeverisë siriane nuk mund ta ketë kryer sulmin e dyshuar kimik në Douma javën e kaluar. “Ne e dimë se regjimi sirian përdori në mënyrë të neveritshme armët kimike kundër popullit të vet,”-tha ajo. Ajo tha se ishte e drejtë dhe ligjore për të ndërmarrë veprime kundër qeverisë siriane, por nuk kishte të bënte me ndërhyrjen në luftën civile siriane. “E mora këtë vendim sepse besoj se është gjëja e drejtë. Mesazhi është se përdorimi i armëve kimike është ilegal. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të rrinte duarkryq. Kemi parë agjentë nervorë që u përdorën dhe këtu në Angli. Kemi parë sulm të armëve kimike. Ky vendim nuk është i lehtë. Gjëja e duhur që duhej bërë pasi ka pasur një rritje të përdorimit të armeëve kimike. Është në interesin tonë dhe të ardhmen që përdorimi i armëve kimike të ndalohet.” Është një veprim kundër regjimit sirian i cili fatkeqësisht është mbështetur nga Rusia. Përdorimi i armëve kimike është i palejueshëm.” Kryeministrja britanike mbrojti vendimin e ndërmarrë për sulmet ajore pa u konsultuar me Parlamentin. May tha se do të bëjë një deklaratë për sulmet ajrore të hënën në Parlament. “Kjo nuk është diçka ku Mbretëria e Bashkuar ka qenë e përfshirë. Planifikimi i plotë dhe i duhur u mor përpara këtij aksioni për të siguruar që ne të minimizojmë ndikimin mbi civilët,”-tha kryeministrja.