Pranga shqiptares për drogë në Itali, e ktheu shtëpinë në pikë shitjeje për përdoruesit

0
307
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane ka ndërhyrë në shtëpinë e një familjeje shqiptare që jetonte në Itali, në0 Sant’Anna, Lucca dhe që funksiononte si një pikë e shpërndarjes së drogës për të rinjtë ë zonës.

Një grua 40 vjeç, e quajtur Adelina Lisi dyshohet se organizonte ndarjen dhe shitjen e mallit, e ndihmuar nga i biri, Hasan Lisi, 23 vjeç.

Shitja e drogës bëhej çdo ditë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes.

Një dozë prej 0.8 gram kokainë kushtonte 60 euro, ndërsa një gram marijuanë midis 5 dhe 10 euro, në varësi të cilësisë.
Policia arrestoi edhe djalin e saj, Hasan Lisin, ndersa u sekuestruan rreth 250 mijë euro, dy kilogramë marijuanë, një kilogram hashash dhe 15 gram kokainë, të cilat u gjetën të fshehura në një qese në dhomën e lavanderise, së bashku me materialin e nevojshëm për të mbushur dozat.

Familja Lisi jetonte në një banese sociale të Italisë dhe të ardhurat e vetme “zyrtare” ishin ato te burrit të Adelinës, një punëtor në një fabrikë letre.

Policia përgjoi bisedat e 40 vjeçares me blerësit e drogës. Klientëve më të besuar ajo u thoshte se nga të ardhurat që përfitonte përmes punës ilegale, mbante familjen me bukë.

“Ju jeni njerëz të mirë. Kam 10 njerëz në shtëpi për të ushqyer. 10 vetë që duan të ushqehen me një rrogë”, ka thënë Adelina, ndërsa ankohet se i biri kishte kërkuar punë, por pa sukses.

Zjarr Tv Ad