Shtëpia e Bardhë ka zbardhur orën e takimit mes presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se takimi historik do të realizohet në më 12 qershor në orën 09:00 sipas orës lokale në Singapor. Ajo tha se përgatitjet për samitin vazhdojnë shumë mirë. “Jemi përgatitur në mënyrë aktive për takimin e 12 qershorit midis presidentit dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut,” tha Sanders të hënën. “Ndihemi sikur gjërat po vazhdojnë të ecin përpara, dhe një përparim i mirë është bërë”. Sanders tha se ekipi i Shtëpisë së Bardhë, i cili përmban staf ushtarak, sigurie, teknike dhe mjekësore, tashmë është në terren në Singapor. Ata po “finalizojnë përgatitjet dhe do të qëndrojnë në vend deri në fillimin e samitit”, tha Sanders. Zëdhënësja u përgjigj edhe në lidhje me pyetjen për letrën e Kim të pranuar nga Trump. Ajo tha se nuk do të hyjë në përmbajtjen e letrës por sipas saj shprehjet në letër “kanë treguar se janë në rrugë të drejtë”. Ndërsa lidhur me pyetjen se “SHBA-të do të vazhdojë apo jo fushatën e presionit në maksimum ndaj Koresë së Veriut”, Sanders tha se sanksionet ndaj këtij shteti do të mbesin aktive derisa Gadishulli Korean të pastrohet nga armët bërthamore.
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...