Pikë e re kufitare mes Shqipërisë e Malit të Zi në Zogaj

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu i Malit të Zi z.Mevludin Nuhodzic, firmosën marrëveshjen për hapjen e një pike të re kufitare në Zogaj, Shkodër.

Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Shqipëri) – Skje (Mali i Zi) do të jetë funksionale për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve. Pika kufitare është dakordësuar mbi mundësitë për fuqizimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit fitimprurës të dyanshëm dhe afatgjatë, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi përmes lehtësimit të qarkullimit në kufirin e përbashkët shtetëror.

Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të ndërtohet në territorin e Malit të Zi, në vendin e emërtuar Skje, në rrugën Ostros–Shirokë-Shkodër. Kalimi i përbashkët do të jetë me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare.

Zjarr Tv Ad