Një vrasje me një autori një shqiptar raportohet se ka ndodhur në Francë orët e vona të së martës. Media franceze “France Bleu” raporton në versionin online se krimi ndodhi në lagjen “Rose Vineyard” në komunën “La Roche-sur-Yon”, rreth orës 22:30.
Një shqiptar (identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije) goditi me thikë në rrugë dy persona, shtetësia dhe identitet e të cilëve nuk bëhen me dije. Një prej tyre ndërroi jetë në vend, pavarësisht se ekipet e emergjencës shkuan shpejt në vendngjarje. Ndërsa personi tjetër i plagosur u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Shqiptari u arrestuar disa momente më vonë.
Sipas dëshmive të para, vrasësi dhe viktima ishin në konflikt për më shumë se një vit pas shitjes së një makine. Natën e kaluar, ata u takuan rastësisht në lagjen Rose Vineyard. Megjithëse sherri para vrasjes ndodhi para disa dëshmitarëve, rrethanat mbeten ende të paqarta.
Një autopsi pritet të kryhet këtë pasdite në trupin e viktimës, për të përcaktuar goditjet që shkaktuan vdekjen.
Sa për të plagosurin, ai është qëlluar në fyt dhe bark. Ndonëse lëndimet e tij kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pyetjet e para nga hetuesit për autorin pritet të zhvillohen këtë pasdite, në prani të një përkthyesi, duke qenë se autori është me origjinë shqiptare.