Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar nja familje ne Tiranë, ku I dhuruar femijëve librat për vitin e ri shkollor. Kryemintri Rama shoqërohej në këtë takim nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtoresha e shkollës “Ali Demi”, Dorina Kuka.
Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisë është ndalur tek disa nga momentet më kyçe të reformimit të sistemi arsimor, siç i quajti ai, duke përmendur edhe risitë e këtij viti, siç është një prej tyre ndalimi i celularit në shkolla.
E zonja e shtëpisë ka nisur qirasinë mysafirëve e saj, por ka hasur kokfortësinë e kryeministrit.
Ajo i ka ofruar gliko mysafirëve të saj duke insistuar por kryeministri Rama
nuk ka pranuar.
“Insistojmë që ta provoni glikonë tonë, se jemi me origjinë nga Përmeti”, u shpreh zonja Karaj.
“Epo unë nuk jam nga Përmeti, dhe e kam kokën shumë të fortë”, tha kryeministri Rama, duke u çuar në këmbë, e për t’u larguar.
E teksa po i përcillnin mysafirët, zonja e shtëpisë nuk ngurroi t’ia përmendte edhe njëherë kryeministrit Rama “refuzimin” e glikosë, “Shumë të fortë e kishit kokën me gjithë mend”.
“Po shumë të fortë e kam kokën”, ia pret kryeministri Rama.