Rama parlajmëron kryebashkiakët: Nëse nuk zgjIdhni hallet e qytetarëve, do t’ju publikoj emrat

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisje, kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkarkimin e drejtorit të hipotekës së Fierit Petrit Kanani. Ai gjithashtu njoftuar  live,  se shkarkimi I tij ka ardhur për shkak se neglizhuar punën e tij duke zvarritur  dokumentet pas kërkesës së një qytetari, të cilit i ishte cenuar përgjigjja në kohë e shqetësimit.

“Puna e platformës çalon vetëm tek rubrika e pushtetit vendor. U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive pa dallim, por sidomos atyre të krahut tjetër, që të marrin masat, ti përgjigjen platformës sepse do ti nxjerrim me emër dhe mbiemër dhe raste qytetarësh.

Kur pashë këtë raportin e sotëm i kam kërkuar shkakrkimin e drejtorit të Hipotekës dhe thellimin e hetimit administrativ për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje.

Për të gjithë kërkesat dhe ankesat e prapambetura si dhe gjithë lejet e legalizimit që kanë mbetur stok. Kush i plotëson objektivat është i nderuar dhe i respektuar, kush nuk i plotëson do të duhet të largohet nga detyra”- ka theksuar Rama.

 

Zjarr Tv Ad