Mungojnë dy prokurorët, shtyhet sërish seanca për Emiljano Shullazin

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Shkak për këtë shtyrje në Gjykatën e Krimeve të Rënda është bërë mungesa e dy prokurorëve Elisabeta Imerajt dhe Eneid Nakuçit.

Nga sa mësohet, Imeraj ishte komanduar në një tjetër çështjen, ndërsa Nakuci ishte justifikuar pasi kishte me probleme shëndetësore.

Asnjë prej të akuzuarve nuk ishte prezent në seancë, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi dorëheqjen e prokurorit Hajdarmataj nga çështja.

Gjatë diskutimeve në seancë prokurori Hajdarmataj ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse duhet të japë dorëheqjen, ndërsa mbrojtja i tha se ka takuar dëshmitarët.

Seanca e radhës për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij është lënë më 25 shtator.

Zjarr Tv Ad