Lulzim Basha: “Shërbëtorja” e Ramës po liron Shullazin

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ka qenë I pranishëm në Konferencën Ballkanike organizuar nga zonjat demokrate të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane deklaroi se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë, ndërsa hodhi akuza për qeverinë Rama.

Basha akuzoi Prokuroren e Përgjithshme, Arta Markun, se po liron Emiljano Shullazin.

Duke falënderuar dhe mbështetur rolin e grave dhe vajzave në fusha të ndryshme, Basha ritheksoi edhe njëherë  se shqiptarët kryesojnë listën për përdorim kokaine.

“290 mijë shqiptarë, nuk arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, mungesën e mjeteve financiare për të blerë libra është problem tjetër i shtuar. Nënat i përcjellin në shkollë fëmijët  me frikë. Shqiptarët kryesojnë vendet e botës për përdorim kokaine, pasi 2.5 për qind e popullsisë e konsumojnë. Mund të na akuzoni se kemi folur para kohe, por s’mund të na akuzoni, sepse kemi ne qëlluar në shenjë”,shtoi ai.

Mes të tjerash Basha nuk la pa përmendur edhe ligjin që u votua dje nga Maxhoranca, duke i hapur kështu rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai tha se Kuvendi i dha zë pastrimit të parave të drogës.
“Dje Kuvendi kaloi me ligj vjedhjen e pronës publike, dhe vendosi pro një kompanie. Parlamenti ka një preokupim, të pastrojë paratë e drogës dhe krimit. Kuvendi i Shqipërisë ka ndërmarr vetëm dy hapa; bixhozit i uli taksat dhe legjitimoi me ligj pastrimin e parave të pista”, tha Basha.

Në takimin ku u diskutuan temat “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE? Roli i gruas në Procesin e Integrimit” merr pjesë edhe Doris Pack, Presidente e EPP Ëomen si dhe Patrick Voller, Sekretar për marrëdhëniet me jashtë të PPE.

Zjarr Tv Ad