Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopulos ka artikuluar deklarata mjaft të ashpra për çështjen çame, duke nënvizuar se Shqipëria duhet të pranojë të vërtetën historike të sa kaluarës kriminale të çamëve si bashkëpunëtorë të nazizmit.
Sipas presidentit grek, çamët nuk u ndoqën nga Thesprotia, siç pretendojnë sot, por u larguan “te mos gjykohen si bashkëpunëtorë të Nazistëve, sepse duhet te dilnin para gjyqit për krime kundër njerëzimit”.
Pavlopulos ka theksuar se çështjet që të ashtuquajturit Çamë paraqesin në tryezën e bashkëbisedimeve fyejnë kujtimin e viktimave dhe ndikojnë negativisht ne marrëdhëniet greko-shqiptare.
“Akoma dhe sot shtrembërojnë te vërtetën. Deklarojnë se luftuan kundër gjermanëve, se nuk bashkëpunuan me ata. Shtrembërim mjaft provokues i historisë, mjaft fyese për viktimat e krimeve çnjerëzore që u kryen në zonë. E përsëris, çdo mbështetje e kësaj teorie gënjeshtër nga fqinjët shqiptarë ndikon, madje ne mënyrë decizive, marrëdhëniet mes dy vendeve”.