Video/ Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir
Meta, u prit në një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, zoti
António Guterres.
Presidenti Meta vlerësoi edhe njëherë lidershipin e zotit Guterres në përpjekjet e
tij për të reformuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe për të avancuar
Agjendën 2030.
Presidenti Meta e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm Guterres se Shqipëria i
mbetet besnike parimeve themelore të Organizatës dhe mbështet diplomacinë
parandaluese në dobi të paqes, sigurisë, zhvillimit të qendrueshëm ekonomik
dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Presidenti Meta, nënvizoi qëllimin kombëtar të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në
BE dhe rëndësinë që i gjithë rajoni, në frymën e integrimit të tij europian, të
forcojë bashkëpunimin rajonal.
“Shqipëria, – nënvizoi Presidenti Meta, “po luan një rol të rëndësishëm konstruktiv
në rajon dhe ambicja e saj për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit për vitet
2022-2023 do të jetë vazhdimësi e kontributit të saj në interes të paqes e sigurisë
rajonale e globale dhe një zë përfaqësues i rajonit tonë në këtë organizatë të
rëndësishme”.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm Guterres, e vlerësoi rolin shumë të rëndësishëm të
Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e siguroi Presidentin Meta për
mbështetjen e projekteve zhvillimore në Shqipëri dhe në rajon.

Zjarr Tv Ad