Misioni Indian i Hapësirës zbulon ujë të ngrirë në sipërfaqen e Hënës

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi përfundimtare që konfirmojnë praninë e ujit të ngrirë në sipërfaqen e Hënës, transmeton BBC.
Depozitat e akullit u gjetën në polet veriore dhe jugore të Hënës dhe ndoshta kanë origjinë të lashtë. Shpikja u vlerësua për misionin indian – Chandra 1, instrumentet e të cilit eksploruan Hënën midis viteve 2008 dhe 2009.

Rezultatet e misionit u botuan në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).
Shpërndarja e depozitave të akullta është e pabarabartë. Në jug, shumica e akullit është e përqendruar në kratere, ndërsa në hemisferën veriore akulli është më i gjerë dhe më i përhapur. Misioni indian përdori pajisjen për hartimin e mineralit M3 dhe identifikoi tre karakteristika specifike të akullit në sipërfaqen e Hënës.

M3 jo vetëm që ka regjistruar reflektimin e akullit, por ka matur drejtpërdrejt mënyrën në të cilën molekulat e akullit thithin dritën infra të kuqe. Kjo do të thotë se mund të regjistrohen dallimet midis gjendjeve agregate.

Zjarr Tv Ad