Në ngjarjen e rëndë ndodhur nje dite me parë në ish-Bllok ku një person është ekzekutuar dhe dy të tjerë u plagosën duke se ka përfshirë dhe këngëtaren e njohur Elvana Gjata.
Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa bëhet me dije se këngëtarja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
Mësohet se këngëtarja e njohur është në një lidhje me biznesmenin Ervis Martini. Mbrëmjen e djeshme ata kanë qenë në lokalin, në një nga zonat më të frekuentuar të kryeqytetit dhe duket se një grup tjetër e kanë ngacmuar duke sjellë fillimisht përplasjen fizike.
Nga hetimet paraprake thuhet se është qëlluar nga armë të ndryshme, ndërsa brenda në lokal janë gjetur 9 gëzhoja.
Ervis Martini një nga dy të plagosurit në atentatin mafioz është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plumb në qafë e ka kaluar fazën e të qënit në gjendje kritike. Sa i përket të plagosurit tjetër, Leart Hato, gjendja e tij mbetet e rëndë. Ai ka marrë plumba ne bark, që i kanë prekur organet por edhe një plumb afër gojës. Me plumb në kokë është qëlluar Fabiol Gaxha.