Me anë të një video të postuar në rrjetin social të ‘FACEBOOK’, kreu i PD Lulzim Basha ka treguar se qeveria Rama ka abuzuar me tenderat.
PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro.
Basha thotë se verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.
Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë:
900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.
753 milionë euro kanë shkuar pēr fasada dhe luks
252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.
Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në kēto 5 vjet.
Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit
Kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar.
Skualifikimet e padrejta të kompanive
Rregjistrim offshore i kompanive fituese
Propozime të pakërkuara kundër interesit publik.
Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.