Avokati i biznesmenit të plagosur si pasojë e përplasjes me armë në zonën e Ish Bllokut pak ditë më parë ka thënë se klienti i tij, Ervis Martinaj nuk është përfshirë në konflikt dhe kërkesa e prokurorisë për ‘arrest me burg’ është e papërshtatshme.
Avokati Mirash Martini tha se Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe se janë takuar në lokal.
“Nuk ka të dhëna se Martinaj ishte i përfshirë konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabjan Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal.
Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s’ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando”– ka thënë avokat i Ervis Martinit, Mirash Martini.
Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se akuza do kërkojë arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike Eljon Haten.