Mbërrin për herë të dytë në Kuvend dekreti i presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentari Ruci njoftoi se në Kuvend është depozituar dekreti i Presidentit per ligjin e teatrit.
Presidenti thekson se Kuvendi është përpjekur ti japë zgjidhje shkeljeve të konstatuara në dekretin e parë, por ende në ligjin e ri ka të njëjtat problematika. Në ligj është parashikuar që për zhvillimin e zonës pas Teatrit, kompanitë konkurruese duhet “të kenë nënshkruar marrëveshje me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit”.
Në dekret Meta shprehet se një parashikim i tillë ligjor cenon drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm, por një proces selektiv konkurrimi.