Opozita në Maqedoni i thotë “jo” emrit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni VMRO DPMNE Hristijan Mickoski ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen hpër emrin me Greqinë.

“Marrëveshja e Prespës ka vdekur”,  ka  deklaruar  Hristijan  Mickoski.

Debati në Parlament për ta aprovuar ose jo këtë marrëveshje ka hyrë në ditën e tretë. Zaevi po përpiqet fort që të arrijë shumicën e nevojshme të dy të tretave, por nuk i ka votat dhe i duhet të bindë të paktën 10 deputetë opozitarë që t’i japin paktit dritën jeshile.

Mickoskin dhe partinë e tij nuk i lëkundi as letra personale e asistentit të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchel, i cili përcillte zhgënjimin e Uashingtonit me pozicionet e lidershipit të VMRO-DPMNE-së në lidhje me referendumin dhe hapat në Parlament për të ndryshuar kushtetutën. Një mesazh të ngjashëm përcolli javën e kaluar, po përmes një letre, edhe kreu i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul. Mesazhet e të dy zyrtarëve të lartë e linin të kuptohej hapur se Mickoski dhe partia e tij do të mbajnë përgjegjësinë për dështimin e marrëveshjes së emrit.

Zjarr Tv Ad