Dy ish-deputetët e PS, në gjyq, kërkojnë veçimin e çështjes

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ish deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko kanë kërkuar që të gjykohen veçmas nga pjesa tjetër e të arrestuarve gjatë operacionit “Vol-vo 4”.. Për pasojë është ndërprerë seanca për masën e sigurisë ndaj ‘Avdylajve’.

Fakti se ata nuk lidhje me pjesën tjetër të të arrestuarve i ka dhënë të drejtën të kërkojnë që të gjykohen vëçmas.

“Ne nuk kemi lidhje me grupin e të arrestuarve, ndaj kërkojmë të gjykohemi veç”, kanë thënë ata.

Trupi gjykues është tërhiqur për të vendosur mbi veçimin ose jo të çështjes çka ka sjellë dhe ndërprerjen e seancës.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka pasur sot masa të rrepta sigurie për daljen në gjyq për rivlerësimin e masës së arrestit ndaj të gjithë personave të arrestuar nga operacionet e ditëve të fundit, që nga Hasi deri tek ai në Sarandë.

Nisur nga numri i madh i perosnave, policia e Shtetit ka rrethuar Gjykatën në masa të forta sigurie. Për një pjesë të tyre vendimi do të jepet në mungesë.

Zjarr Tv Ad