Renditja e FIFA-s, Shqipëria po kalon moment negative, bie tre pozicione

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lajm jo fort i mirë vjen për tifozet kuq e zi. Momentet negativ që po kalon Kombëtarja Shqiptare, duket se është reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Dy humbjet radhazi kundër Skocisë dhe Izraelit kanë pasur një ndikim të drejtë për drejtë jo vetëm në fatet e kuqezinjve në Ligën e Kombeve por dhe në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria humbet tre pozicione të tjera duke u renditur në vendin e 60 me 1372 pikëve. Skuadra e C.Panuccit vijon në këtë rënie , teksa brenda tre vite ka humbur 38 pozicione, krahasuar me rekordin historik ku në 2015 pozicionoheshim në vendin e 22-të në botë. Kundërshtarët e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Skocia renditet në vendin e 30-të ndërsa Izraeli në të 91-tin.

Një përmirësim të lehtë ka pasur Kosova teksa fituar një pozicion duke u renditur në vendin e 137-të. Edhe pse një Kombëtare e re në moshë dhe në formim, Kosova vijon të shkëlqejë në paraqitjet e saj në garat e Ligës së Kombeve.

“Dardanët” edhe pse nga muaji i kaluar janë vlerësuar me një pozicion më shumë, shpresa për ngjitje është shumë e madhe falë telanteve që ka në organikë.

Asnjë ndryshim për sa i përket kreut i cili kryesohet nga Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Vijojnë të qëndrojë jashtë dhjetë vendeve të para Argjentina dhe Gjermania.

Zjarr Tv Ad