Aleanca për mbrojtjen e teatrit kanë mbajtur një deklaratë përpara votimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për dekretin e presidentit sa i përket teatrit. Artistët i bëjnë thirrje deputetëve që të mos shekelin kushtetutën e vendit dhe të mos bëhen pjesë që ata e quajnë aferë korruptive me truallin ku ndodhet aktualisht Teatri Kombëtar.
“Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë ju jeni mbledhur sot për të shqyrtuar dekretin e presidentin për ligjin sepcial për prishjen e teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë një kërkesë të thjeshtë ndaj jush: Pranojeni dekretin dhe rrëzojeni njëherë e mirë këtë çmenduri antikushtetuese. E gjithë nisma për prishjen e teatrit është një nga shkeljet më të qarta të kushtetutës së vendit tonë. Ajo synon të grabisë tokë publike private në mes të kryeqytetit, për t’ia dhuruar klientëve të kryeministrit në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë asnjë qëllim përveç këtij. Kushdo që voton atë ligj sot po bëhet haptazi palë në vjedhje kundër interesit publik dhe në shkelje të kushtetutës”, tha përfaqësuesi i aleancës për mbrojtjen e teatrit.