Partia Demokratike ka deklaruar sot se strategjia e Edi Ramës për të shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik nuk e shpëton Vangjush Dakon nga dosja 339! “Deri tani ka dalë vetëm maja e ajsbergut.”
Enkelejt Alibeaj, nënkryetari i Grupit parlamentar të PD tha sot se “i kapur në përgjime me trafikantë ndërkombëtarë droge para, gjatë dhe pas zgjedhjeve për të blerë pushtetin kriminal të Edi Ramës, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg.
Çfarë po qarkullon aktualisht në media është vetëm maja e ajsbergut për “xhuxhin”, siç e quajnë miqtë e tij kriminelë, me të cilët ka blerë pushtetin e Edi Ramës.
Vangjush Dako është pjesë kyçe e mekanizimit që Edi Rama ka ngritur për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë nëpërmjet “të fortëve”, trafikantëve të drogës, tutorëve të prostitutave, përdhunuesve dhe vrasësve. Strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, duke shkuar kështu drejt asgjesimit të demokracisë në vend.
Shembujt më flagrantë të kësaj strategjie kriminale janë pranimi i hapur i bashkëpunimit me krimin nga Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe Lul Berishës, Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes, Edmond Bego, Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Frroku, Armando Prenga, që pranojnë jo vetëm bashkëpunimin, por edhe kryerjen e krimeve prej tyre. Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët sesa përbetimi I Edi Ramës se po lufton krimin, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë konsiderojnë normalitet politik bashkëpunimin me krimin e organizuar. Edi Rama, kryeministri që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blerë nga krimi i organizuar, dhe Vangjush Dako, supermeni i blerjes së votave me krimin, do të bërtasin përpsëri për shpifje. Por faktet janë në dosjen 339. Të dy e dinë mirë se numërimi mbrapsht për ta ka filluar!