Cila vajzë bukuroshe nuk do të ëndërronte të përfaqësonte vendin e saj në Miss Bota?!
23-vjeçarja Veronika Didusenko, fituesja i edicionit të fundit të Miss Ukrainës, ishte shumë afër kësaj ëndrre por iu desh të hiqte dorë në momentet e fundit.
“Didusenko nuk arriti ta gëzojë kurorën pasi ajo theu një prej rregullave që në një konkurs bukurie duhet respektuar me rigorozitet”.
Ajo u mbajti të fshehtë organizatorëve të konkursit faktin që është e divorcuar, dhe ka një fëmijë 4 vjeç.
Pasi i hoqën titullin, Didusenko u shpreh se duke qenë në shekullin e 21 këto kritere janë diskriminuese.
Heqja e kurorës së miss-it nga Ukraina vazhdon të komentohet në rrjetet sociale ku shumë prej përdoruesve mendojnë se është e padrejtë që vajzat me fëmijë të ndihen të përjashtuara nga bota e bukurisë.