Helikopteri i pronarit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, është rrëzuar në parkingun e stadiumit “King Power” pas ndeshjes.
Pas rrëzimit helikopteri ka marrë flakë, por ende nuk dihet nëse numri një i klubit anglez ishte brenda tij. Helikopteri ka dal nga kontrolli pak metra pas ngritjes dhe raportimet e para thonë se kishte problem teknik në pjesën e pasme.
Vichai Srivaddhanaprabha është biznesmen nga Tajlanda, në shkurtin e 2011 bleu “Dhelprat” dhe pas investimeve të mëdha, skuadra e tij fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2016/17.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 19:30 pas ndeshjes e premier league që leciester luajti ndaj West ham. Bosi I Leicester Vichai Srivaddhanaprabha do trë largohej si zakonisht me helikopterin e tij personal, por ai ka pësuar avari dhe ka marrë flakë nëajër, treguan dëshmitaret.
Më pas rrezimi fatal në afërsui të parkingut të stadiumit dhe përfshirja nga flakët. Cuditërisht në të gjitha mediat e medha angleze por edhe nga autoritetet britanike ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me fatin e personave që kanë qënë në bord. Fillimisht ka pasur spekulime nese ishte apo jo në bord presidenti I Leicester. Në fakt prania e tij në helicopter është konfirmuar vetëm paraditën e kësaj të diele por ende nuk dihet fati I tij.
Sky sports në angli gjithsesi bën të ditur se në totak janë 5 personat e përfshirë në këtë aksident tragjik dhe ka dyshime të forta që Brenda në helikpter ka qënë edhe vajza e presidentitr të Leicester.
Bota e futbollit anglez ësghtë shokuar nga kjo ngjarje ndesa priten me ankth njoftime mbi fatin e këtyre persoinave ndonëse pak gjasa ka qënë të ketë të mbijetuar.