Me origjinë nga Mërkurthi i Kurbneshit në Selitë të Mirditës, Sandër Lleshi deri në moshën 14 vjeçare qëndroi në vendlindje me natyrën dhe Zotin. Familja dhe atmosfera e atyre viteve po e përgatiste të ishte një inxhinier elektrik, siç ishte xhaxhai i tij, ku Sandri kalonte kohë në bibliotekën e tij të sistemuar në arka druri.
Vendimi i parë në jetë i Sandër Lleshit ishte të këmbëngulte, përkundër dëshirës së familjes, të shkonte në shkollën e mesme ushtarake “Skëndërbej”, në Tiranë. Shtysë për këtë vendim kishin qenë fotot e të rinjve me rroba ushtarake në një revistë ushtarake, të quajtur asokohe “10 korriku”, por që ishte një revistë e krijuar nga një dekret i Mbretit Zog në 1931, për të frymëzuar djalërinë shqiptate.
Edhe pse me nota të mira, ai kishte kaluar afati i përgatitjes së letrave për shkollën e mesm ushtarake. Por më disa ndërhyrje familjare në Komitet, Sandër Lleshi fillon shkollën “Skëndërbej”. Me një kujtesë fotografike përtej normales, studenti Lleshi nuk e kishte të vështirë të ishte mirë me mësime. Uniforma ushtarake një ditë i pëlqente dhe një ditë e zhgënjente. Fantazia e fëmijës ishte thyer nga realiteti i atyre viteve. Regjimi spartan i shkollës, orët e gjata të mësimit me disiplinë ushtarake, ishin sfiduese për një të ri të pamësuar me rregullat, kodet dhe njerëzit.
Kalimi në Akademinë Ushtarake ishte diçka e natyrshme. Kërkesën e prindërve për studimin për inxhinieri elektrike, studenti Lleshi e konvertoi në ndjekjen e degës së Radiolokacionit, pra të studimit të radarëve dhe gjithë botës së koordinatave në qiell e tokë. Ai do të punonte më pas disa vite në Rinas, Prezë e Vorë në radiolokacion. Pas rënies së regjimit komunist, Sandër Lleshi ishte i dyzuar të linte ushtrinë pasi premtonte pak. Për më shumë se një vit Sandër Lleshi do të endej me dilemën për të lënë ushtrinë, për të ikur jashtë vendit për një jetë më të mirë. Por pikërisht në 1992, shteti i ri i drejtuar nga presidenti Sali Berisha do të kërkonte një rinovim të ushtrisë. Kërkoheshin djem të ri, të gatshëm për të bërë ndryshimin në sistemin e vlerave. Në këtë kohë do të vinte befas edhe propozimi dhe emërimi i tij si Komandant Regjimenti, dhe për kohën të ishe komandant i një regjimenti ushtarrak ishte një prestigj i madh dhe kjo do ta mbante në ushtri. Dy vite më pas shkonte në Vjenë për një specializim, ku perfeksionon edhe njohjen e gjuhës gjermane. Sapo ishte bërë me vajzë. Gëzimi do të zgjaste pak sepse vajza do të humbte jetë në një aksident.
Nga viti 1995 deri në vitin 2000, Sandër Lleshi do të gjendet në Gjermani, fillimisht në mbrojtjen ajrore më pas në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm. Në kthimin në Tiranë, emërohet Komandant i Akademisë Ushtarake, por kjo nuk zgjati shumë pasi ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko do ta emëront atashe ushtarak në Berlin.
Gjatë kësaj kohe në Berlin, Sandër Lleshi do të njihej edhe me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, pas dorëzimit të një studimi mbi artin ushtarak të Skëndërbeu në një panair. Marrëdhënia me Kadarenë do të ishte përcaktuese për karrierën e tij, të më pasme. Në 2006, ministri i atërshëm i Mbrojtjes, Fatmir Mediu do ta telefonte për ti komunikuar urdhrin e emërimit, Komandant i Doktrinës dhe i Stërvitjes. Ministri i ardhshëm i Mbrojtjes, Gazmend Oketa duket se pas një sugjerimi të Ismail Kadaresë do ta propozonte për Gjeneral tek Komandanti i Përgjithshëm i FA, Bamir Topi, duke kapërcyer të gjitha etapat. Megjithatë duhet thënë se në ushtri pas gradës Major, gjithçka është një investim politik, në çdo lloj kuptimi.
Emërimi Gjeneral Brigade, Sandër Lleshit do ti hapte shumë dyer. Ai sapo kishte përfunduar Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Gjermani; Ndërsa në 2011-ën do të përfundonte Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA. Kjo e fundit një shkollë prestigjioze e marinës amerikane, ku kanë mbaruar pak studentë si Bujar Nishani, Leonard Demi, Ferdinant Xhaferri, Damian Gjiknuri, Visho Ajazi-Lika, Dritan Demiraj, Bardhyl Kollçaku, Adriatik Mema, etj.
Gjeneral Lleshi do të fitonte për jetë kësisoj edhe besimin e partnerëve amerikanë dhe gjermanë. Komunikimi dhe heshtja e tij do ta ndihmonte. Ai do të ishte edhe një nga organizatorët e planit të mbrojtjes së institucioneve në 21 janar të 2011, pas informacioneve që kishte marrë SHIU në rrugë operative për dhunë në protestë, që mund të shkonte deri në përmbyesje të rendit kushtues të një vendi anëtar të NATO. Kjo dhe shumë plane të tjera ushtarake do ti jepte atij pikë të mira dhe besim organizativ tek ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, Arben Imami, i cili e kishte propozuar në vitin 2010 në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, post që e mbajti deri në vitin 2013. Besimi në aftësitë e tij do të kthehej në një ambicie të madhe, që në fund do të tregohej edhe pika e tij e dobët.
Stacioni i tjetër i ëndërruar do të ishte Shef Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Kryeministri Berisha kishte 3 kandidatura në tavolinë, Gjeneral Brigade Viktor Bërdo (Vlorë-Shkodër), Gjeneral Brigade Sandër Lleshi (Mirditë-Lurë) dhe Gjeneral Brigrade, Xhemal Gjunkshi (Dibër). Të tre gjeneralët ishin të aftë për detyrën më të lartë në Ushtri, shefit të Shabit të Përgjithshëm, dhe vendimarrja në këto nivele do të një llotari kombëtare, që nuk bazohet në aftësi apo lidership, por në…
Gjenerali nga Dibra Gjunkshi do të triumfonte në garën për lidershipin e Ushtrisë, ndërsa dy gjeneralët e tjerë do të ishin zëvendësat e tij. Këtu diçka do të thyhej në karrierën e Sandër Lleshit në Ushtri. I frustruar për ndalesën në karrierë, por edhe ecejaket e tij nervoze në ambasadën amerikane dhe bisedat e ashpra me ministrin Imami do të çonin deri në propozimin për lirimin e tij nga detyra.
Ndërsa propozimi i Kadaresë dhe Edi Ramës për president të Republikës, në dialogun e hapur nga kryeministri Berisha, për kreun e ri të shtetit nuk do ta ndihmonin Gjeneral Sandër Lleshin në betejën për pushtet në ushtri. Dyshimi për afiliacionin e ri politik, edhe pse ngjitjen në karrierë e kishte marrë gjatë kohës së të djathtës, do të ishin një ndezës në përshkallëzimin e marrëdhënieve me qeverinë dhe Komandantin e Përgjithshëm.
Profil i Sandër Lleshit, Ministri i ri i Brendshëm
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...