Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka përgënjeshtruar lajmet e qarkulluara në disa media sipas të cilave ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ka rënë dakord me këshilltarin amerikan të sigurisë kombëtare John Bolton për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kjo është krejtësisht e pasaktë, deklaroi Vuçiç, unë kam marrë mesazhe nga Lavrovi e diçka e tillë nuk më figuron. Ata kanë folur vërtet për herë të parë bashkë për Kosovën, por nuk ka asnjë marrëveshje. “Nëse është dikush që duhet të bjerë dakord për këtë çështje ai është Beogradi”, u shpreh kreu i shtetit serb. Vuçiç citohet të ketë thënë se Beogradi e Prishtina janë larg zgjidhjes me kompromis. Ai u pyet nëse kjo zgjidhje do të mund të gjendet shpejt, ashtu siç përflitet, me rastin e festimit të Ditës së Paqes në Luftën e Parë Botërore. Përgjigjja ishte se një gjë e tillë është një iluzion, por nuk është krejtësisht e pamundur që të ndodhë. Vetë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sakaq, nga konferenca e sigurisë që po zhvillon punimet në Minsk të Bjellorusisë, u shpreh se koha për një marrëveshje Kosovë-Serbi është tani, por përsëriti edhe një herë se nuk do të ketë kufij përgjatë vijave etnike e as shkëmbim popullatash. Për këtë arsye, Vuçiç u shpreh i shqetësuar për krijimin e ushtrisë së Kosovës, dhe përpjekjes së Prishtinës për t’u anëtarësuar në Interpol. Kjo pasi sipas tij këto dy ngjarje lidhen me njëra tjetrën dhe me transferimin e pushtetit. Gjë që Prishtina mund ta shfrytëzojë për të kufizuar dialogun me Beogradin. Vuçiç gjithashtu kritikoi mbrojtjen e vlerave dhe trashëgimisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi në këtë mënyrë çdo sserb që jeton në Kosovë duhet të bëjë të njëjtën gjë. Ai pranoi se është në një situatë që nuk di as se si të reagojë. Por nëse Beogradi do të vepronte si Prishtina, atëherë sipas presidentit serb, pasojat do të ishin katatrofike.
Vuçiç: S’ka dakordësi për çështjen e Kosovës
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...